Në ekranin gjigant në Times Square të Nju Jorkut shfaqet flamuri i Kosovës me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë - Gazeta Express
string(112) "ne-ekranin-gjigant-ne-times-square-te-nju-jorkut-shfaqet-flamuri-i-kosoves-me-rastin-e-18-vjetorit-te-pavaresise"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 10:27

Në ekranin gjigant në Times Square të Nju Jorkut shfaqet flamuri i Kosovës me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 10:27

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, evente të ndryshme janë organizuar si në Kosovë ashtu edhe në vende tjerë ku jetojnë shqiptarë.

Por ajo çfarë bie më shumë në sy është se sheshi i njohur i qytetit amerikan Nju Jork – Times Square ka ndezur ekranet gjigante ku shfaqet flamuri i Kosovës dhe një mesazh që uron pavarësinë.

Times Square konsiderohet si një prej shesheve më të njohura në botë, kurse flamuri i Kosovës u pa duke ‘valëvitur’ në ekranet gjigante që janë të vendosura.

Advertisement
Advertisement
Advertisement