Shoqata Sindikale e Diplomatëve uron Ditën e Pavarësisë: Diplomatët janë zëri i parë që artikulojnë qëndrimin e Kosovës - Gazeta Express
string(118) "shoqata-sindikale-e-diplomateve-uron-diten-e-pavaresise-diplomatet-jane-zeri-i-pare-qe-artikulojne-qendrimin-e-kosoves"

Gazeta Express

17/02/2026 10:19

Shoqata Sindikale e Diplomatëve uron Ditën e Pavarësisë: Diplomatët janë zëri i parë që artikulojnë qëndrimin e Kosovës

Gazeta Express

17/02/2026 10:19

Shoqata Sindikale e Diplomatëve të Republikës së Kosovës ka uruar për Ditën e Pavarësisë, duke potencuar rolin që kanë diplomatët për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.

Kjo shoqatë tha se diplomatët janë zëri i parë që artikulon qëndrimin dhe mesazhin e Kosovës.

“Ata janë njëkohësisht ndër të parët që përballen me situata komplekse, të cilat kërkojnë gjykim të thellë, maturi institucionale dhe veprim të përgjegjshëm, në mbrojtje të interesit shtetëror. Duke përfaqësuar Republikën, diplomatët tanë e përjetojnë me ndjeshmëri çdo zhvillim që prek të ardhmen e saj. Megjithatë, teksa studiojnë historinë, kontekstin dhe aktualitetin e vendeve ku shërbejnë, ata mbeten të palëkundur në misionin për të lartësuar historinë, sakrificën dhe arritjet e Republikës së Kosovës”.

Shoqata tha se sot misionet dhe ambasadat e Kosovës anembanë botës përcjellin atmosferën festive pranë bashkatdhetarëve tanë, duke e shndërruar 17 Shkurtin në një ditë bashkimi dhe krenarie.

“Në takime e pritje solemne, diplomatët tanë rifreskojnë dhe thellojnë lidhjet me rrjetin diplomatik ndërkombëtar, duke forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës si anëtare e barabartë në familjen e kombeve. Sot, diplomatët tanë afirmojnë para botës se Kosova ka pasur dhe ka gjithmonë njerëz të shkathtë, të ditur, të guximshëm e energjikë, të gatshëm të përballen me çdo sfidë me dinjitet”.

Shoqata tha se diplomatët dëshmojnë po ashtu se qytetarët e Kosovës radhiten në mesin e kombeve më tolerante dhe më pro perëndimore.

“Në këtë ditë, shërbimi diplomatik aktualizon vizionin e qytetarëve të Kosovës, të mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë; në sakrificën e gjeneratave; në gjakun e dëshmorëve; në qëndresën e atyre që janë përballur e po përballen me procese në Hagë; në vizionin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe në amanetin e Kryekomandantit legjendar, Adem Jashari. Me UÇK – në.  Në këto vite sfiduese, mbetemi të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe legjitimitetit të luftës dhe të shtetndërtimit tonë me anëtarësimin në NATO dhe BE si qëllim meritor”.

“Gëzuar 17 Shkurti – në shërbim të Republikës, me nder, integritet dhe përgjegjësi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement