Edi Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’jam në manifestimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë - Gazeta Express
string(104) "edi-rama-uron-pavaresine-e-kosoves-keqardhje-qe-sjam-ne-manifestimin-per-ish-drejtuesit-e-uck-se-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 7:41

Edi Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’jam në manifestimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 7:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë edhe një fotoalbum nga vizita e tij e një dite më parë në Prishtinë.

“MIRËMËNGJES 😊 me fotot e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë”, ka shkruar Rama, duke shprehur njëkohësisht keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në manifestimin popullor të solidaritetit për ish-drejtuesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Ai e ka cilësuar situatën e tyre si “ferri i (pa)drejtësisë ndërkombëtare”, duke iu referuar akuzave dhe procesit që po zhvillohet ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement