Shi e borë sot, temperaturat në rënie - Gazeta Express
string(36) "shi-e-bore-sot-temperaturat-ne-renie"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 7:17

Shi e borë sot, temperaturat në rënie

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 7:17

Mot kryesisht i vranët po parashihet për ditën e martë, fillimisht me reshje shiu orëve të hershme të mëngjesit.

Reshjet e shiu paraqiten sërish nga mesdita, që me rënie të temperaturës nga 3C e 6C, në 1C e 2C, shndërrohen në reshje dëbore, pjesëve nga rrafshi i Kosovës.

Era ndryshon drejtimin nga jugore, në veriore dhe frynë me intenzitet mesatarë 5-12m/s.

Ditën e mërkurë do të ketë më shpesh intervale me diell, ndërsa të enjten kalojnë vransira që mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu pjesëve perëndimore të vendit.

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 9C e 10C, ndërsa minimalet zbresin në -2C, të enjten në mëngjes.

Natën me kalimin në ditën e premtë, sërish reshje shiu përfshinë vendin. Duke shkuar nga mbrëmja depërtimi i masave më të ftohta ajrore, zbret temperaturat, ndërsa reshjet e shiu shndërrohen në borë.

Frynë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-15m/s, që ndryshon drejtimin në veriore e verilindore të premtën mbrëma dhe ditën e shtunë. Të shtunën mot i ftohtë, me vransira e intervale me diell. Minimalet zbresin në -3C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 0C e 1C, njofton Mendimi për Motin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement