Një studim tronditës sugjeron se ndërgjegjja mund të vazhdojë edhe pasi trupi “vdes” dhe se procesi i vdekjes duhet parë si një gjendje e negociueshme, jo një ngjarje e menjëhershme.
Tradicionalisht, vdekja është përcaktuar si humbja e pakthyeshme e funksioneve të trurit dhe qarkullimit të gjakut. Por ekspertët po sfidojnë këtë koncept, duke argumentuar se ndërgjegjja mund të mbijetojë edhe kur truri ndalon së funksionuari.
Një studiuese nga Arizona shqyrtoi dhjetëra studime mbi atë që ndodh kur njerëzit “vdesin”. Kjo përfshinte përvoja pranë vdekjes, aktivitete elektrike të trurit gjatë vdekjes dhe studime klinike mbi ndërgjegjjen gjatë sulmeve në zemër.
Analiza tregoi se 20% e të mbijetuarve nga sulmet në zemër kujtojnë përvoja të vetëdijshme gjatë periudhave kur truri kishte ndaluar së funksionuari. Regjistrimet e trurit te njerëzit dhe kafshët në vdekje dokumentojnë rritje aktiviteti që tejkalojnë nivelet normale të zgjuarsisë.
Disa pacientë që përjetuan “ndalimin total të qarkullimit të gjakut” më pas treguan kujtime të fshehta për atë që po ndodhte rreth tyre. Eksperimentet laboratorike gjithashtu kanë treguar se metabolizmi, aktiviteti i trurit dhe qarkullimi i gjakut mund të rikuperohen “përtej kufijve të pranuar”.
“Vdekja biologjike nuk është menjëherë e pakthyeshme,” tha Anna Fowler nga Arizona.
“Dëshmitë e reja sugjerojnë se funksionet biologjike dhe nervore nuk ndalen papritur. Ato zvogëlohen gradualisht, duke treguar se vdekja ndodh si një proces, jo si një ngjarje e menjëhershme. Elemente të ndërgjegjes mund të ekzistojnë për pak kohë edhe pas aktivitetit të matshëm të trurit.”

Fowler shtoi se këto zbulime mund të kenë ndikim të madh në kohën për ripërtëritje të funksioneve dhe dhurimin e organeve.
“Pas vdekjes, organet duhet të merren menjëherë për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër,” tha ajo.
“Por studime tregojnë se deri në 90 minuta pas shpalljes së vdekjes, aktiviteti nervor në tru mund të vazhdojë.”
Ajo propozon që vdekja të shihet si një proces me faza, ku ndërgjegjja, biologjia dhe kuptimi mund të vazhdojnë më gjatë se sa mendohej më parë.
“Ndërgjegjja nuk zhduket menjëherë kur truri hesht. Qelizat nuk vdesin sapo zemra ndalon. Kjo kërkim sugjeron se vdekja është fillimi i një transformimi, që mjekësia, filozofia dhe etika duhet ta trajtojnë me më shumë përulësi dhe qartësi.”
Sipas Dr. Sam Parnia nga NYU Langone School of Medicine, disa njerëz mund të dëgjojnë madje shpalljen e vdekjes së tyre, pasi truri mbetet aktiv pas ndalimit të zemrës. Studimet e tij tregojnë se pacientët që janë rikuperuar pas përvoja pranë vdekjes shpesh përshkruajnë me saktësi biseda dhe ngjarje që ndodhën në dhomën e tyre.
Një studim i 2023-s zbuloi se aktiviteti i valëve cerebrale të lidhura me të menduarit, kujtesën dhe vetëdijen mund të vijojë deri në 60 minuta pas ndalimit të zemrës, duke sfiduar konceptin tradicional se vdekja është një moment i menjëhershëm. /GazetaExpress/