Një shtetas suedez akuzohet se e ka detyruar gruan e tij të kryejë marrëdhënie seksuale me më shumë se 120 burra gjatë viteve të fundit.
Agjencia e lajmeve NTB raportoi sot se krimet besohet të jenë kryer gjatë një periudhe vitesh, si personalisht ashtu edhe përmes takimeve online.
Rasti doli në dritë së fundmi dhe burri ka qenë në paraburgim që nga tetori i dyshuar për prostitucion të rënduar.
Vetë gruaja e denoncoi burrin e saj në polici. Ajo i tha një stacioni radiofonik suedez se në disa raste ajo ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit në një masë të tillë sa nuk mund të mbante mend gjithçka.
Akuzat do të ngrihen kundër tij në mars.
Klientët, të cilët dyshohet se vinin nga e gjithë Suedia, po përballen gjithashtu me akuza penale. /Panorama
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...