‘Shpërthen’ dhuna në futbollin shqiptar, sherr i madh mes lojtarëve në fushë - Gazeta Express
string(73) "shperthen-dhuna-ne-futbollin-shqiptar-sherr-i-madh-mes-lojtareve-ne-fushe"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 18:27

‘Shpërthen’ dhuna në futbollin shqiptar, sherr i madh mes lojtarëve në fushë

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 18:27

Dhuna është rikthyer përsëri në futbollin shqiptar.

Kësaj radhe ka ndodhur në futbollin e të rinjëve, derisa është publikuar edhe një video e përleshjes.

Në kampionatin e të rinjve, në sfidën mes Luftëtarit U19 dhe Shkëndijës së Tiranës U19, një sherr masiv përfshiu të dyja skuadrat.

Për përleshjen e ndodhur në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës, u desh ndërhyerja e gjyqtarit, që e stabilizoi situatën.

Grushtat dhe shqelmat bën që arbitri Ardit Merdanaj të ndërpriste ndeshjen për disa momente. 8 karton të verdhë dhe 3 të kuq u ndëshkuan nga kryesori Merdanaj.

Komisioni i Disiplinës, pasi të shqyrtojë pamjet, do të marrë vendimet, ku me siguri nuk do mungojnë pezullimet dhe ndëshkimet./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement