Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar - Gazeta Express
string(87) "policia-e-kosoves-arreston-nje-person-te-dyshuar-i-kerkuar-me-urdherarrest-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 18:10

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 18:10

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU,  ka arrestuar një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’”, njofton policia, transmeton Express.

Policia konfirmon se me urdhër të prokurorit Kujdestar, “i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement