Ish-shefi i regjimit në burgun e Lushnjës, Irakli Leka është dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjyqi në ngarkim të Lekajt u zhvillua sipas procedurave të gjykimit të shkurtuar, duke e ulur dënimin në 2 vite 2 muaj burgim.
Vendimi për dënimin me burgim është pezulluar duke vendosur përfundimisht vënien në provë për një periudhe kohore 2 mujore të Irakli Lekës, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos konsumojë asnjë vepër penale.
Rasti i Lekajt u publikua nga emisioni investigativ ‘Stop’ teksa u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të një leje 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës. GJKKO kishte vendosur ndaj Lekajt masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
aparati celular i markës “Iphone”, me ngjyrë të zezë, me nr. IMEI ****, dhe një kartë SIM e kompanisë “Vodafone”, me nr. tel. ****, t’i kthehen të pandehurit Irakli Leka, ndërkohë,
Një USB e markës “Verbatim”, me ngjyrë të zezë, me nr. ****, në të cilën është ngjitur një letër e bardhë me mbishkrimin “Proc.Penal Nr. 179/2025”, në të cilën ndodhet akti i ekspertimit kompjuterik;
Një DVD e markës “Verbatim”, me ngjyrë gri, me mbishkrimin me shkrim dore me ngjyrë të kuqe “STOP 16.09.25”, administruar me këqyrje dhe marrje nga drejtuesi i emisionit “STOP”, të mbeten pjesë e dosjes gjyqësore.
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.