Vazhdon gjykimi për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës - Gazeta Express
string(55) "vazhdon-gjykimi-per-ndertimin-e-teatrit-dhe-bibliotekes"

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 14:59

Vazhdon gjykimi për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 14:59

Në kuadër të procesit gjyqësor për ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, të hënën para gjykatës u dëgjuan ekspertët e propozuar nga Prokuroria. Bëhet fjalë për rastin në të cilin janë të akuzuar katër persona dhe një person juridik, për disa vepra penale që lidhen me realizimin e këtij projekti. Ekspertët paraqitën gjetjet për aspektin ekonomik dhe ndërtimor të projektit. Ekspertiza është realizuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për pjesën ekonomike, ekspertët Gordana Angjellkovska dhe Kire Kostov shpjeguan mënyrën e pagesave dhe përllogaritjen e TVSH-së. Ndërkohë, për pjesën ndërtimore, ekspertja Divna Stançeva deklaroi se qëndron plotësisht pas gjetjes së përgatitur dhe iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve, të cilat kishin të bënin me ndryshimet dhe plotësimet e projektit ndërtimor.

Gjyqi do të vazhdojë më 16 mars 2026, kur para gjykatës pritet të dëgjohen ekspertët e propozuar nga mbrojtja. Të akuzuarit që në fillim të procesit, më 25 nëntor 2015, janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë.

Në mesin e tyre janë Sejdi Shasivari, pronar i kompanisë Urban Plan Construction nga Tetova, Haki Fazliu, ish-drejtor i Qendrës e Kulturës, Artan Arsllani  ish-kryetar i Komisionit për Prokurime Publike dhe më pas ushtrues detyre drejtor, si dhe Bajram Muça – inxhinier mbikëqyrës. Sipas Prokurorisë, Shasivari dhe personi juridik akuzohen për keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik, Fazliu dhe Arslani për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa Muça për punë të pandërgjegjshme në shërbim. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement
Advertisement