Zgjaten edhe për gjashtë muaj kontrollet kufitare nga ana e Gjermanisë - Gazeta Express
string(70) "zgjaten-edhe-per-gjashte-muaj-kontrollet-kufitare-nga-ana-e-gjermanise"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 14:53

Zgjaten edhe për gjashtë muaj kontrollet kufitare nga ana e Gjermanisë

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 14:53

Gjermania do të vazhdojë kontrollet kufitare edhe gjashtë muaj pas 15 marsit, kur duhej të përfundonte si periudhë.

Kjo për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ka deklaruar ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, për numrin e së hënës (16.02.2026) të gazetës “Bild”, transmeton albinfo.

Sipas raportimeve, njoftimi i ri po i dërgohet edhe Komisionit Evropian, ka raportuar gazeta, duke iu referuar burimeve brenda Qeverisë së kancelarit Friedrich Merz.

“Ne po i zgjasim kontrollet kufitare me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë element i riorganizimit tonë të politikës së migrimit në Gjermani”, ka deklaruar Dobrindt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement