Aiden Ellis, i cili përfaqëson Jakup Krasniqin ka kërkuar që sa i përket vlerësimit të provave nga përgjimet në rast që trupi gjykues mbështetet në ato, t’i ketë parasysh edhe avantazhet edhe disavantazhet e çështjes.
Ellis tha se Prokuroria i ka trajtuar selektivisht këto përgjime në mënyrë që të sigurojë vendim fajësie, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Së pari ne themi që në qoftë se ju mbështeteni deri njëfarë mase mbi ato sikurse thamë edhe më herët paradite; ne parashtrojmë që duhet të merrni parasysh si pozitiven dhe negativen në ato. Mënyra se si i trajton Prokuroria, ajo është selektive në mënyrë të tillë që të sigurojë një vendim fajësie dhe që t’i shërbejë argumentit të vet”, tha ai.
Përpara kësaj, avokati tha se barrën e provës e ka Prokuroria për të vërtetuar autenticitetin e përgjimeve.
“Barrën e provës e ka Prokuroria për të vërtetuar autenticitetin e të gjitha përgjimeve. Ne, themi se Prokuroria nuk e ka bërë këtë gjë për arsye që kemi parashtruar në dosjen përfundimtare dhe në fazën e parashtrimeve se pranueshmërisë”, tha Ellis.
Por, kjo përgjigje e Ellis erdhi pas pyetjes së gjyqtarit Fergal Gaynor, i cili tha se ka kundërshtuar autenticitetin dhe mbështetshmërinë në bisedat e përgjuara.
“Ju kundërshtuat autenticitetin dhe mbështetshmërinë e bisedave të përgjuara. Gjithashtu, u mbështetët edhe tek disa prej bisedave sa i përket vërtetësisë së përmbajtjes së tyre. Ju lutem, na e sqaroni dhe na thoni në qoftë se përmbajtjet e bisedave janë prova të besueshme apo jo”, tha gjyqtari.