Rubio: Lufta në Ukrainë s'do të kishte ndodhur nëse Trump do të ishte president - Gazeta Express
string(77) "rubio-lufta-ne-ukraine-sdo-te-kishte-ndodhur-nese-trump-do-te-ishte-president"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 13:47

Rubio: Lufta në Ukrainë s’do të kishte ndodhur nëse Trump do të ishte president

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 13:47

Marco Rubio tha se lufta në Ukrainë “nuk do të kishte ndodhur kurrë” nëse Donald Trump do të ishte në pushtet në atë kohë.

Sekretari amerikan i Shtetit tha në një konferencë për shtyp në Hungari se konflikti është “jashtëzakonisht shkatërrues” dhe duhet të kishte mbaruar “shumë kohë më parë”.

“Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Kjo luftë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Donald Trump do të kishte qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur filloi”, tha Rubio, duke shtuar se Uashingtoni do të “bëjë gjithçka që mundet për ta përfunduar atë”.

“SHBA-ja është i vetmi komb në tok që ka qenë në gjendje të bashkojë të dyja palët për bisedime”, deklaroi Rubio.

“Nuk jam këtu për të fyer askënd, por Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë, nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që ka qenë në gjendje ta bëjë këtë”, vazhdoi ai.

Sekretari i Shtetit tha gjithashtu se Trump është “kritikuar” nga bashkësia ndërkombëtare për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në vend që të “duartrokitet”.

“Kjo është një nga të paktat raste për shumë arsye të ndryshme… ku njerëzit kritikojnë një president që përpiqet t’i japë fund një lufte”, përfundoi Rubio deklaratën. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement