Mitrovicë- Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit Sh.B., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri ngarkohet se më 27 nëntor 2025, tentoi ta vriste të miturën E.V., dhe M.V.
“I pandehuri akuzohet se me datë 27 nëntor 2025 në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij me dashje ka tentuar ta privojë të dëmtuarën e mitur E.V., dhe M.V., ashtu që posa kanë hyrë në oborrin e të pandehurit, i njëjti me pushkën e tij gjysmë automatike ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve, me ç`rast është plagosur e mitura E.V., në regjionin e shpatullës së majtë”, thuhet në njoftim.
Ai ngarkohet edhe për posedim të pushkës gjysmë automatike.
“I pandehuri, po ashtu akuzohet se nga data e pacaktuar e deri me datë 27 nëntor 2025, në shtëpinë e tij ka mbajtur pushkën gjysmë automatike, në shkelje me Ligjin e zbatueshëm për armët në Republikën e Kosovës nr. 05/L-22, me ç ‘rast arma dhe dhjetë (10) fishekë i janë konfiskuar nga policia”, njofton Prokuroria.
Po ashtu, thuhet se si pasojë e gjuajtjes me armë nga i pandehuri, nga predhat është goditur një automjeti në pronësi të I.B., dhe është një dritare me roleta në banesën e pronarit L.Sh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat për të cilat akuzohet dhe ta dënojë sipas ligjit.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...