Dita e Pavarësisë, java e lirisë, me plot evente n’muzikë, teatër, letërsi – me festu e përkujtu. Plus do rekomandime për prodhime “tona” të bukurrra të modës që po i adhuron edhe Rihanna! Ja lista Monday Marks me rekomandimet e javës nga Suzanne Podcast!
Kjo osht një javë e Pavarësisë që po na shpaloset si një maratonë kulturore që s’ta len asnjë mbramje pa diçka intriguse: prej koncerteve solemne klasike deri te klubet alternative, prej premierave teatrore deri te baleti bashkëkohor, prej poezisë ndërkombëtare te ekspozitat e arkitekturës dhe modës. Monday Marks jua ka përmbledhë krejt ofertat kryesore: çka me dëgju, me pa, me kcy, me reflektu e me festu, e qysh mu zbukuru – në Prishtinë, Tiranë e deri në Berlin. Sot i keni rekomandimet e fillimjavës e të mërkuren ju sjellim WednesdayWindow me plot rekomandime tjera të fundjavës.
Në program janë Koncerti solemn i Filharmonisë sëe Kosovës në Pallatin e Rinisë; premiera e “Nyja e Gidionit” në Teatrin Kombëtar; baleti “Exil” nga Baleti Kombëtar i Kosovës; Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Republika” në Katedralen “Nëna Terezë”; festa e Pavarësisë me Kreshnikun në Soul Bar; party me Kismet në e.d.h.e.; “Romeo & Juliet on Ice” në Sallën “1 Tetori”; koncerti alternativ në Termokiss; ekspozita “Spaces in Dialogue” në Piramidën e Tiranës. Krejt në fund e kemi edhe një rekomandim mode: syzat e Studio Bukurra nga Berlini.
Qe pra një javë festive që shtrihet nga skena klasike te undergroundi, nga arkitektura te aksesorët që ta kthejnë kryt në rrugë. Happy Independence Day!