Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë - Gazeta Express
string(81) "nje-i-vdekur-dhe-tre-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-rrugen-kumanove-kriva-pallanke"

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 12:18

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë

Maqedoni

Gazeta Express

16/02/2026 12:18

Një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në autostradën Kumanovë-Kriva Palankë, në vendin e quajtur “Smilçinci”.

Nga SPB Kumanovë njoftojnë se automjeti “Volkswagen Golf” i drejtuar nga S.T. (25) nga fshati Nerav, Kriva Palankë, ka goditur një qen endacak, pas së cilës ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me një automjet “BMW” të drejtuar nga F.J. (27) nga fshati Dllaboçicë.

“Në aksident, lëndime të rënda kanë marrë të dy shoferët dhe pasagjerët e automjetit “BMW”, A.S. (20) dhe S.J. (53), të dy nga Kriva Palanka dhe janë pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa shoferi S.T. ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, informojnë nga SPB Kumanovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement