Armand Duka i vetëm në garë për mandatin e shtatë në krye të FSHF-së: Na bashkon pasioni për futbollin - Gazeta Express
string(101) "armand-duka-i-vetem-ne-gare-per-mandatin-e-shtate-ne-krye-te-fshf-se-na-bashkon-pasioni-per-futbollin"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 11:47

Armand Duka i vetëm në garë për mandatin e shtatë në krye të FSHF-së: Na bashkon pasioni për futbollin

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 11:47

Në “Shtëpinë e Futbollit” po mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF.

Në këtë Asamble do të zgjidhet Presidenti i FSHF për një mandat katër-vjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF.

Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e Armand Dukës, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës, i cili synon mandatin e 7-të në krye të Federatës.

Sakaq, sipas asaj që ka konstatuar Komisioni i Verifikimit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF janë propozuar 13 emra kandidatësh: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Po ashtu, në Asamblenë e nesërme do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së FSHF-së mes dy asambleve, do të prezantohet bilanci financiar dhe pasqyrat financiare, raporti i auditorëve të pavarur dhe të jashtëm, miratimi i pasqyrave financiare të audituara për vitin 2025, miratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe 2027, emërimin e audituesve të pavarur dhe të jashtëm me propozim të Komitetit Ekzekutiv.

Në fjalën e tij, Armand Duka tha: “Asambleja e Përgjithshme është vendi ku ne reflektojmë me përgjegjësi, ku bëjmë bilancet, jo vetëm ato financiare, por të të gjithë veprimtarisë sonë, dhe ku përcaktojmë qartë vizionin dhe objektivat tona për të ardhmen.

Ajo që na bashkon është pasioni dhe dashuria për lojën e bukur të futbollit. Por për ta zhvilluar atë, për ta afruar sa më shumë me njerëzit dhe për të zgjeruar komunitetin tonë, pasioni nuk mjafton,

Nuk mjafton as dëshira. Nuk mjafton as puna.

Puna dhe përkushtimi japin rezultat vetëm kur shoqërohen me profesionalizëm, me efikasitet në vendimmarrje dhe me një organizim të qartë institucional. Vetëm kur jemi të bashkuar, solidarë dhe të fokusuar në të njëjtin drejtim, energjitë tona pozitive kthehen në zhvillim konkret.

Dhe pikërisht këtu qëndron forca jonë: tek uniteti, solidariteti dhe pozitiviteti që na ka shoqëruar në çdo etapë të rrugëtimit tonë.

Ne jemi pjesë e një loje që në themelet e saj ka respektin — respektin për rregullin e lojës, për kundërshtarin sportiv, për shokun e skuadrës dhe për mendimin ndryshe. Futbolli është pasion dhe emocion; reagimet pas një ndeshjeje janë të natyrshme. Por as mendimi ndryshe dhe as deklaratat e nxitura nga emocioni nuk kanë cenuar ndonjëherë themelet tona institucionale.

Sepse themelet tona nuk janë të brishta. Ato janë ndërtuar mbi përgjegjësi, transparencë dhe një vizion të qartë për zhvillimin afatgjatë të futbollit shqiptar”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement