Avokati: ZPS gabimisht po përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime - Gazeta Express
string(100) "avokati-zps-gabimisht-po-perpiqet-te-lidh-pranine-e-krasniqit-ne-vendet-ku-thote-se-jane-kryer-krime"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 11:04

Avokati: ZPS gabimisht po përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 11:04

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis po paraqet fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Kryerja e krimeve nga anëtarë të policisë ushtarake, nuk është provë sipas nesh, që zotëri Krasniqi të ketë luajtur rol në këtë rregullore, dhe që ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, tha Ellis.

Nga ana tjetër, avokati tha se Prokuroria e Specializuar, në dosjen përfundimtare, sipas tij, në mënyrë të gabuar përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara, me krimet e kryera.

“Pa dhënë një dëshmi të vetme, apo provë të vetme nëse prania e tij ka kontribuar në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement