Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë lëvizjes në rrugën Pejë–Rugovë.
Sipas Policisë, ditëve të fundit në këtë rrugë janë regjistruar raste me dëme materiale dhe persona të lënduar, për shkak të reshjeve të vazhdueshme atmosferike që rrisin rrezikun e shembjeve të gurëve. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm për të shmangur ndonjë aksident.
Policia e Pejës thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe apelon për bashkëpunim.