Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Policia njoftoi se në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Vërejtje:
Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar.
RAPORTO 192
Çdo informacion lidhur me rastin, përfshirë personat në kërkim, mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected]
192 OSE 080019999
APO PËRMES APLIKACIONIT: LAJMËRO POLICINË.