Një situatë e paprecedentë është regjistruar gjatë një koncerti live të këngëtarit të muzikës popullore, Ylli Baka.
Sipas një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se teksa këngëtari ishte duke kënduar, disa prej personave nga publiku që e dëgjonin, e godasin me objekte, drejt e në fytyrë.
Nuk dihet arsyeja përse publiku ka reaguar në këtë mënyrë me këngëtarin, ndërkohë situata ka ngjallur reagime të ashpra dhe debate në rrjet.