Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shprehur thellësisht i shqetësuar për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.
AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional, thuhet në reagimin e AGK-së.
“Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu. Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK”, vijon reagimi.
“AGK-ja shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore, për të sfiduar këtë vendim”, përfundon reagimi.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...