Një ish-anëtar i stafit të Manchester Unitedit, që kaloi 18 vjet në klub, ka bërë deklarata interesante mbi Marcus Rashfordin dhe sjelljen e tij “prapa perdeve” në “Old Trafford”.
Rod Thornley, masazheri i ekipit të parë midis 2001 dhe 2019, që punoi me Rashfordin drejt fundit të karrierës së tij afër dy dekadash tek Unitedi, beson se sulmuesi “u bë i pakënaqur” te klubi i fëmijërisë së tij.
Pas dy golave në debutimin e tij në shkurt 2016, Rashford u bë shpejt titullar i rregullt, duke startuar në 18 nga 19 ndeshjet e fundit të sezonit 2015-16.
Ai ka luajtur mbi 400 ndeshje për Unitedin, por pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ruben Amorim, që tha se nuk mund ta bindte sulmuesin të ndiqte idetë e tij, 28-vjeçari u huazua te Barcelona për një sezon verën e kaluar.
Kur u pyet përse vazhdoi ta injoronte Rashfordin, Amorim deklaroi: “Arsyeja është e njëjta, gjithmonë e njëjta. Arsyeja është stërvitja, mënyra si shoh se çfarë duhet të bëjnë futbollistët në stërvitje, në jetë, çdo ditë, çdo detaj.”
Sjellja e Rashford, brenda dhe jashtë fushës, ka qenë objekt kritike në vitet e fundit, dhe kjo çështje ka të ngjarë të rifillohet pas akuzave të Thornley, i cili tha se sulmuesi e “humbi vetë” karrierën e tij tek Unitedi.
Në podcastin “The Busby Way”, Thornley deklaroi:
“Do ta them, nuk më intereson nëse Marcus nuk është i kënaqur me çfarë them. Ai u bë i pakënaqur. U bë një person tjetër. Pashë këtë lojtar që dikur ishte një djalë i lumtur dhe i këndshëm, që thjesht rrinte mërzitur në klub. Jashtë klubit ishte mirë, por brenda kishte një qëndrim që nuk ishte i mirë. Kjo ndikoi edhe në fushë. Dëshiroje energjinë prej tij, por nuk e merrje, dhe praktikisht e la të shkonte.”
Thornley shtoi: “Për mua, ai ka hequr vetë gjysmën e karrierës së tij te Manchester Unitedi, më shumë sesa t’i jetë marrë.”
Që nga huazimi te Barcelona, Rashford ka luajtur rregullisht, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar 13 asistime në 34 paraqitje.
Sa i përket të ardhmes afatgjate, raportohet se menaxheri i përkohshëm Michael Carrick do ta mirëpriste Rashfordin në “Old Trafford” nëse ai mbetet në krye të ekipit.
Megjithatë, sulmuesi thuhet se është i lumtur me jetën e tij të re te Barcelona dhe po fokusohet plotësisht në të ardhmen në Katalonjë./GazetaExpress/