Ndëshkohen me nga 200 euro katër shoferë në Ferizaj, u heqen patent shoferët për 3 muaj - Gazeta Express
string(86) "ndeshkohen-me-nga-200-euro-kater-shofere-ne-ferizaj-u-heqen-patent-shoferet-per-3-muaj"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 14:28

Ndëshkohen me nga 200 euro katër shoferë në Ferizaj, u heqen patent shoferët për 3 muaj

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 14:28

Policia e Ferizajt i ka ndëshkuar katër shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Në rrugën “Brahim Ademi”, një zonë me kufizim prej 50 km/h, Policia tha se shoferëve iu shqiptua ngan jë gjobë prej 200 eurosh dhe u janë hequr patent shoferët për 3 muaj.

“Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka identifikuar dhe ndëshkuar katër shoferë për tejkalim të shpejtësisë në një zonë me kufizim prej 50 km/h. Të ndëshkuarit, janë: B.S. (34 vjeç), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 103 km/h. D.L. (33 vjeç), me veturën VW Golf, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 87 km/h. B.K. (35 vjeç), me veturën Land Rover, ngjyrë e zezë, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h. Q.V. (37 vjeçe), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h. Ndaj tyre, policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative, si dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, tha Policia në një njoftim.

Policia e Ferizajt thote se “do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut”.

“Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement