Një mashkull kosovar ka raportuar te Policia e Kosovës në Shtime se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit, duke i demoluar objektin dhe vjedhur dy armë me leje valide.
Sipas raportit policor, armët e vjedhura përfshijnë një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të cilat pronari i kishte të regjistruara dhe me leje të vlefshme.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa prokurori është njoftuar për procedim të mëtejshëm. /Gazeta Express