U frikësua nga të shtënat, 46-vjeçari shqiptar vdes pasi ra nga ballkoni i një vile në Itali ku hyri për të vjedhur - Gazeta Express
string(114) "u-frikesua-nga-te-shtenat-46-vjecari-shqiptar-vdes-pasi-ra-nga-ballkoni-i-nje-vile-ne-itali-ku-hyri-per-te-vjedhur"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 19:52

U frikësua nga të shtënat, 46-vjeçari shqiptar vdes pasi ra nga ballkoni i një vile në Itali ku hyri për të vjedhur

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 19:52

Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej të largohej pas vjedhjes, i frikësuar nga të shtënat me armë zjarri të pronarëve të shtëpisë.

Sipas informacioneve paraprake, shqiptari kishte hyrë në banesë së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë. Pronarët e shtëpisë i kanë zbuluar dhe kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, çka ka shkaktuar panik te hajdutët, të cilët janë larguar me vrap.

Gjatë arratisjes, 46-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi rreth dy metra dhe dyshohet se ka pësuar një çarje të thellë në këmbë, e cila ka shkaktuar më pas një hemorragji të rëndë e cila i mori jetën. Shqiptari arriti të vraponte rreth 20 metra përpara se të rrëzohej në tokë, ku më pas ndërroi jetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Karabinierët janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e grupit. Dyshohet se automjeti me të cilin autorët iu afruan zonës mund të jetë fshehur në afërsi dhe se persona të tjerë mund të kenë qenë në pritje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement