Kryeministrja daneze Mette Frederiksen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është pyetur nëse kriza ka kaluar tani që po zhvillohen negociata mes Kopenhagës dhe Uashingtonit, ndaj së cilës ajo u përgjigj se nuk e beson një gjë të tillë.
“Mendoj se dëshira e presidentit amerikan është saktësisht e njëjtë. Ai është shumë serioz për këtë,” tha ajo, raporton BBC, përcjell Express.
Ajo gjithashtu përsëriti se nuk është e mundur t’i vihet një çmim ishullit dhe se sovraniteti duhet të respektohet – duke shtuar se populli i Grenlandës ka sinjalizuar tashmë se nuk dëshiron të jetë amerikan.