Rey Manaj ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë me Sivasspor, duke lënë menjëherë gjurmë me paraqitjen e tij.
Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në përballjen ndaj Vanspor FK, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-3. Njëri prej golave erdhi pas një ekzekutimi të saktë nga goditja e lirë, duke dëshmuar cilësinë dhe qetësinë e tij para portës.
Këto ishin golat e parë për 28-vjeçarin pas rikthimit te Sivasspori, pasi së fundmi kishte qenë pjesë e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Sharjah.
Manaj duket se është rikthyer në formë optimale dhe pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës turke në vazhdim të sezonit. /GazetaExpress
🇦🇱⚽️ Manaj scores a brace in 4 minutes on his second game for Sivasspor.
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) February 14, 2026
Take a look at his second goal. 😮💨 pic.twitter.com/cnkhdd0g5X