Vuçiq: E pashë që Kurti u takua me Plenkoviqin në Mynih, Shqipëria, Kroacia e Kosova kanë arritur të na shqetësojnë - Gazeta Express
string(112) "vuciq-e-pashe-qe-kurti-u-takua-me-plenkoviqin-ne-mynih-shqiperia-kroacia-e-kosova-kane-arritur-te-na-shqetesojne"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 15:52

Vuçiq: E pashë që Kurti u takua me Plenkoviqin në Mynih, Shqipëria, Kroacia e Kosova kanë arritur të na shqetësojnë

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 15:52

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se Serbia është e shqetësuar për aleancën ushtarake në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka përmendur madje edhe një takim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur në Mynih me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Kreu i shtetit serb, ka thënë se kjo aleancë e treshes Kroaci-Shqipëri dhe Kosovë tashëm ka arritur ta shqetësojë Beogradin. Ai ka shtuar se për Beogradin kjo kuptohet si një kërcënim serioz dhe se do të ndërmerren hapa në përputhje me sitautën.

“Shoh që Plenkovic dhe Kurti u takuan këtu, si dhe tre ministrat e mbrojtjes Vengu, Anušić dhe Macedonci. Zagrebi, Prishtina dhe Tirana kanë arritur të na shqetësojnë, ne i kuptojmë të gjithë si kërcënimin më serioz për Serbinë dhe do të ndërmarrim hapa në përputhje me rrethanat”, ka thënë Vuçiq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement