Vuçiq takohet me Grenellin në Mynih: Mik i mirë i Serbisë, folëm për çështje të sigurisë e projekte specifike - Gazeta Express
string(107) "vuciq-takohet-me-grenellin-ne-mynih-mik-i-mire-i-serbise-folem-per-ceshtje-te-sigurise-e-projekte-specifike"

Gazeta Express

14/02/2026 13:50

Vuçiq takohet me Grenellin në Mynih: Mik i mirë i Serbisë, folëm për çështje të sigurisë e projekte specifike

Gazeta Express

14/02/2026 13:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lajmëroi se është takuar me të dërguarin special të presidentit Trump, Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Mynihut.

Vuçiq atë e përshkroi si “një mik i Serbisë” dhe “një ekspert i mirë i situatës në rajon”.

Ai shtoi se me të shkëmbeu pikëpamje “mbi përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Serbisë dhe SHBA-së, mbi çështjet e sigurisë, si dhe mbi projekte specifike që mund të kontribuojnë në një bashkëpunim më të fortë ekonomik dhe një prani më të madhe të investimeve amerikane në Serbi”.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih nga Kosova po merr pjesë kryeministri Albin Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement