Ish-trajneri i Premierligës bëri me dije se mund ta zëvendësonte Mourinhon tek Unitedi - Gazeta Express
string(86) "ish-trajneri-i-premierliges-beri-me-dije-se-mund-ta-zevendesonte-mourinhon-tek-unitedi"

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 13:50

Ish-trajneri i Premierligës bëri me dije se mund ta zëvendësonte Mourinhon tek Unitedi

Futboll

Gazeta Express

14/02/2026 13:50

Një ish-trajner i Premierligës ka zbuluar se ishte në garë për t’u bërë trajner i Manchester United pas shkarkimit të José Mourinho.

Në maj 2016, Mourinho u emërua trajner i United duke zëvendësuar Louis van Gaal.

Gjatë periudhës së tij ai drejtoi 144 ndeshje, me 84 fitore, 32 barazime dhe 28 humbje (58.33% fitore), duke fituar EFL Cup, FA Community Shield dhe Ligën e Evropës.

Megjithatë, në dhjetor 2018, pas humbjes 3-1 nga Liverpool në “Anfield”, portugezi u shkarkua dhe u zëvendësua nga legjenda e klubit Ole Gunnar Solskjær, i cili fillimisht mori drejtimin si trajner i përkohshëm dhe më pas u konfirmua përfundimisht.

Së fundmi, ish-mbrojtësi legjendar i United dhe trajneri i mëparshëm i Aston Villa, Newcastle United dhe Hull City, Steve Bruce, zbuloi se kishte qenë “në konsideratë” për postin.

Në podcastin “SACKED!”, Bruce tha se beson se ishte në listë kur Solskjaer mori detyrën, por koha nuk ishte në anën e tij pasi sapo ishte larguar nga Villa.

Ai pranoi se nuk ishte shumë afër marrjes së postit dhe se tani mundësia ka kaluar, duke shtuar se do të ishte krenar për 10 vitet si lojtar dhe kapiten i klubit dhe nuk do të donte ta “prishte” atë lidhje.

Solskjaer më vonë drejtoi 168 ndeshje me United para se të shkarkohej në nëntor 2021, ndërsa Bruce vazhdoi karrierën te West Bromwich Albion dhe Blackpool, nga ku u shkarkua në tetor 2025./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement