ZKM çon njoftim për takimin Kurti-Plenkoviq: U diskutua mundësia për një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive - Gazeta Express
string(110) "zkm-con-njoftim-per-takimin-kurti-plenkoviq-u-diskutua-mundesia-per-nje-mbledhje-te-perbashket-mes-dy-qeverive"

Gazeta Express

14/02/2026 13:14

ZKM çon njoftim për takimin Kurti-Plenkoviq: U diskutua mundësia për një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive

Gazeta Express

14/02/2026 13:14

Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë për media për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut të tij kroat, Andrej Plenkoviq, që zhvilluan në margjina të Konferencës së Mynihut.

ZKM tha se Plenkoviq e uroi Kurtin për qeverinë e re dhe se gjatë bisedës u fol “rreth situatës në rajon, sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit bilateral dhe luftimin e krimit të organizuar”.

Rreth thellimit të bashkëpunimit, u diskutua edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, tha ZKM.

“Me Kroacinë ndajmë vlera të përbashkëta, dhe ajo është përkrahëse e jona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”.

Për takimin me Kurtin pak më herët shkroi edhe Plenkoviq në X ku tha se e kanë diskutuar edhe statusin e komunitetit kroat në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement