Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu - Gazeta Express
string(65) "mot-i-ndryshueshem-me-vranesira-dhe-reshje-te-herepashershme-shiu"

Maqedoni

Gazeta Express

14/02/2026 11:51

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

Maqedoni

Gazeta Express

14/02/2026 11:51

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite dhe gjatë natës priten reshje të herëpashershme shiu. Reshje më të dendura paralajmërohen në pjesët veriperëndimore të vendit, ku lokalisht mund të bien mbi 25 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 11 deri në 16°C. Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në orët e pasdites dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila në disa pjesë të ultësirës herë pas here do të forcohet, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 14°C.

Temperatura minimale e mëngjesit ishte -4°C në Berovë, -2°C në Kodrën e Diellit, ndërsa 0°C u regjistruan në Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, Strumicë dhe Hanet e Mavrovës. Në Tetovë, Prilep, Shtip dhe Krushevë u mat 1°C, në Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi dhe Vinicë 2°C, në Shkup-Zajçev Rid, Ohër dhe Kavadar 3°C, ndërsa më ngrohtë ishte në Gjevgjeli me 5°C.

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 7 të mëngjesit janë matur 2 litra reshje për metër katror në Ohër dhe Pretor. Trashësia e mbulesës së dëborës në Kodrën e Diellit arrin 62 centimetra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement