Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Sali Rexhaj, ish-kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet e fundit, ka bërë një thirrje publike për opozitën.
I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Rexhaj ka kërkuar nga liderët opozitarë që të organizohen dhe ta kandidojnë Haradinajn për president të vendit.
Ai u është drejtuar konkretisht kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe Bedri Hamza, duke theksuar se pavarësisht dorëheqjes nga udhëheqja e partisë, sipas tij, Haradinaj mbetet figurë “vitale” për Kosovën dhe me lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Rexhajt, në këtë fazë politike vendi ka nevojë për një figurë si Haradinaj.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...