Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se po zhvillon bisedime me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi krijimin e një mburoje të përbashkët bërthamore evropiane, ndërsa bëri thirrje që Europa të rindërtojë marrëdhëniet me aleatin e saj amerikan.
“Ne nuk po e bëjmë këtë duke hequr dorë nga NATO-ja.
Po e bëjmë duke ndërtuar një shtyllë evropiane të fortë dhe të pavarur brenda aleancës,” tha ai në një fjalim gjatë hapjes së Konferencës së Sigurisë në Munih, raporton Reuters, përcjell Express,