Kosovarët marakli të luksit – 35 Ferrari u shitën dhe u regjistruan brenda vitit 2025 - Gazeta Express
string(83) "kosovaret-marakli-te-luksit-35-ferrari-u-shiten-dhe-u-regjistruan-brenda-vitit-2025"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 21:35

Kosovarët marakli të luksit – 35 Ferrari u shitën dhe u regjistruan brenda vitit 2025

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 21:35

Në emisionin EURO n’T7 janë realizuar të dhëna ekskluzive të përgatitura nga kompania Data4X edhe për nevoja të emisionit, për sektorët kryesorë ekonomikë në vend.

Në bazë të këtyre të dhënave del se rreth 900 milionë euro është vlera e importit të veturave brenda një viti.

Shpend Ahmeti nga Data4X tregon se brenda vitit 2025 janë blerë mbi 44 mijë vetura.

“Kosova nuk është se ka krijuar kështu shtresa të pasura e shumë të pasura dhe këto shifra të importit të veturave tregojnë një paradoks ekonomik. Nga 44 mijë veturat e importuara rreth 2500 janë luksoze që kushtojnë nga 100.000 – 150.000 euro, vetura superluksoze janë 84, ku aty janë edhe 35 Ferrari të regjistruara në vend dhe të markave tjera superluksoze si Lamborghini, Rolls-Royce, Porsche”, ka treguar Ahmeti.

Tregu i veturave gjatë vitit 2025 ka filluar të ndërrojë, ku shumë vetura, tashmë edhe me vlerë edhe me numër të veturave, prin Korea dhe jo shtetet e BE-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement