Pas Planit të Rritjes, Kuvendi miraton edhe një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore - Gazeta Express
string(84) "pas-planit-te-rritjes-kuvendi-miraton-edhe-nje-marreveshje-tjeter-me-banken-boterore"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 16:22

Pas Planit të Rritjes, Kuvendi miraton edhe një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 16:22

Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një tjetër marrëveshje ndërkombëtare, këtë herë me Bankën Botërore.

Kryetarja e Kuvendit Haxhiu ka thënë se “për” kanë votuar 103 deputetë dhe 5 abstenime.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se si rezultat i kësaj marrëveshjeje Kosovës i vihen në dispozicion 90.3 milionë euro dhe pa kamatë fare.

“Marrëveshje financimi e nënshkruar me bankën botërore, konkretisht agjencinë ndërkombëtare për zhvillim në vlerë prej 90.3 milionë eurove. Këto mjete janë në dispozicion por duhet ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Kjo marrëveshja ka kushtet shumë të mira, me normë të interesit 0%”, ka thënë Murati para hedhjes në votim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement