“S’dua t’ju humbas”, i thotë Merz presidentit të Malit të Zi për vendet anëtare, ankohet për Hungarinë - Gazeta Express
string(96) "sdua-tju-humbas-i-thote-merz-presidentit-te-malit-te-zi-per-vendet-anetare-ankohet-per-hungarine"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 15:30

“S’dua t’ju humbas”, i thotë Merz presidentit të Malit të Zi për vendet anëtare, ankohet për Hungarinë

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 15:30

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se nuk do që t’i humbasë vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Këtë diskutim mbi perspektivën e zgjerimit të BE-së Merz e nisi pas pyetjes nga presidenti i Malit të Zi.

Ai pranon se po ndihet “gjithnjë e më i parehatshëm” me paaftësinë e BE-së për të bërë përparim domethënës në procesin e anëtarësimit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Duhet të rihapim një strategji të re se si t’i afrojmë këto vende më pranë Bashkimit Evropian. Unë nuk dua t’ju humbas”, thotë ai.

Ai pranon se ekziston “një elefant në dhomë”, pasi procesi kërkon unanimitet dhe Hungaria vazhdon të bllokojë çdo përparim, “por ne duhet ta kapërcejmë këtë.”

Ai duket se i referohet zgjedhjeve parlamentare hungareze në prill, duke thënë se “pas zgjedhjeve që do të mbahen në prill, shpresojmë se do të jemi në gjendje të hapim kapitujt e ardhshëm dhe t’ju afrojmë gjithnjë e më shumë drejt BE-së”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement