Pse është problematik Draft-ligji i ri për Arsimin e Lartë - Gazeta Express
string(58) "pse-eshte-problematik-draft-ligji-i-ri-per-arsimin-e-larte"

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 15:27

Pse është problematik Draft-ligji i ri për Arsimin e Lartë

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 15:27

Draft-ligji i ri për Arsimin e Lartë dhe Ligji për Sigurimin e Cilësisë sjellin ndryshime të mëdha strukturore, normal me qëllim të vetëm përmirësim të cilësisë, shkruan njohësi i fushës së arsimit, Adrian Besimi.

Ka shumë pika për të diskutuar por sot do përmendi vetëm disa pika, duke u nisur nga fakti që kam qenë në udhëheqje në Universitet (2 mandate dekan dhe 1.5 mandate Pro-Rektor për çështje akademike). Mendimet janë të mijat personale dhe jo të institucionit që përfaqësoj

  1. h-index dhe Web of Science si kriter ligjor për Profesor të Rregullt

– Për zgjedhje në Profesor të Rregullt kërkohen minimum 7 punime, nga të cilat 4 në revista me faktor ndikimi në Web of Science, dhe h-index ≥ 8 (neni 161 (3)).

– Për ri-zgjedhje në Profesor të Rregullt, kërkohen 7 punime, 4 WoS dhe h-index ≥ 11 (neni 161 (3)).

Në parim nuk jam kundër rritjes së kualitetit, por për hir të informimit korrekt, publikimi ne WoS nuk është i njëjtë (lexo i lehtë) për çdo disiplinë, ndërsa h-index që ofrohet është i arritshëm, në përkthim h-index=10 i vjen së paku 10 punime të cituara nga së paku 10 herë.

Pse është problematike?

Ligji vendos metrika numerike uniforme për të gjitha disiplinat dhe nuk diferencohen fushat shkencore, ndërsa h-index favorizon disa fusha dhe penalizon të tjera (psh favorizohen Shkencat Kompjuterike).

Në shumicën e vendeve evropiane, këto kritere përcaktohen në rregullore të diferencuara sipas fushës – jo në tekst ligjor të pandryshueshëm.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV duhet të fokusohet në finansimin e projekteve hulumtuese dhe të shton fondet kombëtare për këtë qëllim, me çrast edhe kërkesat do jenë të kapshme dhe reale.

Sa për h-index, mos na ndodhe kjo si puna macës: https://www.science.org/…/how-easy-it-fudge-your…

  1. 500 publikime WoS për licencë të doktoraturës dhe minimum 50 projekte hulumtuese ndërkombëtare.

– për të ofruar studime të ciklit të tretë (doktoraturë), universiteti duhet të ketë minimum 500 publikime me faktor ndikimi në Web of Science në 10 vitet e fundit (neni 124, paragrafi 4)

Në parim jam OK me kërkesën, mirëpo nuk merret parasysh madhësia e universitetit me ç’rast penalizohen universitetet e mesme dhe të vogla. D.t.th. favorizon automatikisht universitetet e mëdha me më shumë staf, psh. UKIM me mbi 1000 staff e arrin shumë lehtë këtë kusht, e ndonjë si UEJL me 100 staff akademik i ka kushtet e njejta dhe proporcionalisht duhet të ketë target më të ulët.

Ky kriter rrezikon të krijojë përqendrim  të doktoraturave në pak institucione (një lloj monopoli të fshehtë ku do përfiton drejtpërdrejtë UKIM)

Sa per info rreth projekteve hulumtuese, në RMV ka të nënshkruar 167 projekte për 10 vitet e fundit (flas për projekte puro hulumtuese Horizon Europe dhe Horizon2020). Infot i gjeni në këtë portal: https://dashboard.tech.ec.europa.eu/…/state/analysis

  1. “Programet e mbrojtura”

Draft-ligji ndalon universitetet private të ofrojnë programe në fushat: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Veterinari, Arkitekturë, Drejtësi, akusheri etj (neni 132, paragrafi 10)

Kjo është pak problematike sepse eliminon konkurrencën në disa fusha kyçe dhe përsëri krijon monopol institucional publik. Psh. Balkan University në Shkup, sipas kësaj nuk do mund të ofron program në Stomatologji, që është e çuditshme si logjikë.

Në Bashkimin Evropian, profesionet e rregulluara kontrollohen përmes standardeve të rrepta dhe akreditimit, e jo përmes ndalimit me ligj.

  1. Autonomia universitare dhe ndikimi i qeverisë

Draft-ligji parashikon:

– Këshillin Universitar me 11 anëtarë, ku 4 emërohen nga Qeveria me propozim të ministrit (neni 86).  Ky këshill ka rol mbikëqyrës mbi ligjshmërinë dhe përdorimin e burimeve.

Në parim është ok, sistem i ngjashëm si në Evropë, apo ngjashëm si UEJL, me disa të drejta dhe disa limitime.

A cenohet autonomia e Universitetit në këtë rast me emërimet e qeverisë?

– Ministri merr vendimin përfundimtar për heqjen e licencës së institucionit Privat ose Publik (neni 198).

Mendoj që i jepen shumë të drejta Ministrit, kur ekziston trupi tjetër që duhet të rekomandon, pra ai i Agjencionit për kualitet.

Si përfundim, nëse cilësia kthehet në barrierë ligjore dhe autonomia në formalitet, atëherë nuk ecim drejt rritjes së. kualitetit në arsimin e lartë por më shumë drejt centralizimit.

Në parim, mendoj që konkurenca sjell kualitet, kushtet duhet të jenë transparente, të arritshme dhe të matshme e jo ekskluzive vetëm për institucionet shtetërore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement