Ministria e Shëndetësisë ka filluar të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në fabrikat për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Brenda afatit 45 ditor duhet të dorëzohen raporte në Qeveri për kontrollet e realizuara.
“Në rrjedhë janë kontrollet e jashtëzakonshme në subjektet juridike, të cilat po realizohen në bashkëpunim me MPB-në, Agjencinë për Barna– MALMED, Inspektoratin e Bujqësisë, Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe institucione të tjera kompetente”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë për momentin nuk zbulojnë me sa ekipe kanë dalë në terren.
“Në terren janë anëtarët e Komisionit nga Ministria e Shëndetësisë dhe, në interes të veprimeve hetimore që po i zhvillojnë organet kompetente, nuk jemi në gjendje të japim më shumë detaje”, thanë tutje nga MSH.
Kontrolli i jashtëzakonshëm në 43 fabrikat e licencuara për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vend erdhi me vendim të Qeverisë, me qëllim parandalimin e prodhimit industrial të paligjshëm të kanabisit mjekësor dhe plasimit të tij në tregun e paligjshëm vendas dhe ndërkombëtar. Pas sekuestrimit të 5 tonëve marijunaë në Serbi, e cila dyshohet se ka e ka origjinën nga Maqedonia e Veriut, autoritetet e këtushme nisën hetime në fabrikat në Shkup dhe në rajonin e Strumicës, ku deri më tani janë sekuestruar 40 tonë marijuanë. / Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2