Lladrovci me vëllezërit e Kadri Veselit: Historia nuk rishkruhet, s'ka fuqi që e mjegullon arritjen e gjeneratës që çliroi Kosovën - Gazeta Express
string(127) "lladrovci-me-vellezerit-e-kadri-veselit-historia-nuk-rishkruhet-ska-fuqi-qe-e-mjegullon-arritjen-e-gjenerates-qe-cliroi-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 15:05

Lladrovci me vëllezërit e Kadri Veselit: Historia nuk rishkruhet, s’ka fuqi që e mjegullon arritjen e gjeneratës që çliroi Kosovën

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 15:05

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar dy vëllezërit e Kadri Veselit, derisa në Hagë po thuhen fjalët e fundit të mbrojtjes.

Lladrvoci ka shkruar se historia s’mund të rishkruhet dhe se s’ka fuqi që e mjegullon arritjen e gjeneratës që e ka çliruar Kosovën.

Postimi i plotë:

Me Ismetin, Petritin, Veselin dhe shokët tjerë, në drekën e rastit në Ferizaj, ishte mundësi për të kujtuar e vlerësuar ngjarje e njerëz.

Historia nuk mund të rishkruhet, as nuk ka fuqi që mund ta mjegullojë arritjen e gjeneratës që i takoi fati të realizojë mrekullinë, çlirimin e Kosovës.

Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, i mungojnë familjes, shoqërisë dhe shtetit, përgjithmonë mirënjohës për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, respekt për familjen Veseli!

Advertisement
Advertisement
Advertisement