SHBA-ja dhe Maqedonia arritën Marrëveshje për tregti reciproke - Gazeta Express
string(62) "shba-ja-dhe-maqedonia-arriten-marreveshje-per-tregti-reciproke"

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 12:46

SHBA-ja dhe Maqedonia arritën Marrëveshje për tregti reciproke

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 12:46

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

“Marrëveshja do t’i përforcojë marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik, theksohet në kumtesën e përbashkët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në finalizimin e Marrëveshjes, përgatitjen e Marrëveshjes për nënshkrimin dhe ndërmarrjen e formaliteteve vendore para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement