MKRS publikon listën e re të kategorizimit të federatave sportive – Futbolli dhe Basketbolli ngjiten në Kategorinë A - Gazeta Express
string(114) "mkrs-publikon-listen-e-re-te-kategorizimit-te-federatave-sportive-futbolli-dhe-basketbolli-ngjiten-ne-kategorine-a"

Sport

Gazeta Express

13/02/2026 13:00

MKRS publikon listën e re të kategorizimit të federatave sportive – Futbolli dhe Basketbolli ngjiten në Kategorinë A

Sport

Gazeta Express

13/02/2026 13:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë publike listën e kategorizimit të federatave sportive për vitin 2026, ku 37 organizata janë renditur në katër kategori: A, B, C dhe D. Renditja është bërë sipas pikëve të grumbulluara nga secila federatë, në përputhje me rregulloret e miratuara.

Nga 55 federata të anëtarësuara në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), këtë vit procesin e kategorizimit e kanë kaluar 37 prej tyre. Vetëm federatat e licencuara nga MKRS kanë të drejtë të përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.

Një nga lajmet kryesore në listën e publikuar është ngritja e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës në Kategorinë A, pasi vitin e kaluar ato ishin në Kategorinë B. Sipas vlerësimit, Federata e Futbollit ka mbledhur 85.5 pikë, ndërsa Federata e Basketbollit 85.3 pikë.

Në Kategorinë A bëjnë pjesë edhe:

  • Federata e Xhudos e Kosovës – 115.26 pikë
  • Federata e Karatesë e Kosovës – 97.5 pikë
  • Federata e Volejbollit e Kosovës – 88 pikë
  • Federata e Hendbollit e Kosovës – 87.8 pikë

Federatat e tjera janë renditur në kategoritë B, C dhe D, në varësi të pikëve të grumbulluara gjatë vlerësimit të kryer nga komisioni përkatës.

Sipas rregullores së miratuar më 30 dhjetor 2022, kompetenca për kategorizimin e federatave i takon MKRS, ndërsa më parë kjo bëhej nga KOK-u. Federatat kanë të drejtë të paraqesin ankesa brenda pesë ditësh pranë Komisionit të Ankesave të MKRS-së.

Kategorizimi i ri do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shpërndarjen e fondeve dhe mbështetjen institucionale për federatat sportive gjatë këtij viti. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement