Ahmeti fton shqiptarët: Më 17 Shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuuan për liri e pavarësi - Gazeta Express
string(96) "ahmeti-fton-shqiptaret-me-17-shkurt-te-marshojme-per-njerezit-qe-kontribuuan-per-liri-e-pavaresi"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 12:29

Ahmeti fton shqiptarët: Më 17 Shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuuan për liri e pavarësi

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 12:29

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt.

Përmes një video që e ka postuar në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar se të gjithë duhet të marshojnë të martën për njerëzit që kontribuuan për liri dhe pavarësi.

“Të dashur vëllezër e motra, Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për “Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement