Zbulohet shuma e parave që arriti të merrte Bardhyl Fusha nga banka në Tiranë - Gazeta Express
string(77) "zbulohet-shuma-e-parave-qe-arriti-te-merrte-bardhyl-fusha-nga-banka-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:50

Zbulohet shuma e parave që arriti të merrte Bardhyl Fusha nga banka në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:50

Tetë milionë lekë (afro 8 mijë euro) arriti të grabiste B.F një ditë më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Në njoftimin e sotëm të policisë së kryeqytetit, sqarohet se B.F ka hyrë në këtë bankë me armë zjarri automatik, dhe pasi ka kërcënuar punonjësit e institucionit financiar, ka grabitur paratë, raporton tch.

Ai u vu në pranga sapo doli nga dera e bankës, pasi patrulla e policisë ishte sinjalizuar nga punonjësit.

Sapo policia i bëri thirrje për t’u dorëzuar, B.F. hodhi armën dhe çantën me para dhe pa asnjë rezistencë iu bind efektivëve.

Dyshohet se i dyshuari me origjinë nga Librazhdi ishte një sipërmarrës në fushën e ndërtimit që operonte në Tiranë, ku dhe jetonte, por vitet e fundit është përballur me probleme të mëdha financiare.

Për skenarin e grabitjes ai ‘nuk u investua shumë’, pasi u fut në ambientet e monitoruara me kamera, i pa maskuar.

Ai dyshohet se është proceduar edhe disa herë të tjera, pasi është akuzuar nga klientë se u ka para të pashlyera.

Duket se borxhet kanë qenë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt, i cili e çoi pas hekurave. /tch

Advertisement
Advertisement
Advertisement