Albatros Rexhaj me video pas incidentit të mbrëmshëm: Çështje e mbyllur, unë jam intelektual, arma ime është fjala - Gazeta Express
string(111) "albatros-rexhaj-me-video-pas-incidentit-te-mbremshem-ceshtje-e-mbyllur-une-jam-intelektual-arma-ime-eshte-fjala"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:41

Albatros Rexhaj me video pas incidentit të mbrëmshëm: Çështje e mbyllur, unë jam intelektual, arma ime është fjala

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:41

Një incident ndodhi mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku po diskutohej për temën e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Një përpalsje e tensionuar ndodhi mes gazetarit Berat Buzhala e panelistit Albatros Rexhaj.

Ky i fundit sot doli me një video duke sqaruar incidentin e mbrëmshëm dhe tha se s’pati kontakt fizik mes tyre.

“Pavarësisht si duket në video, situata në studio ishte ndryshe. Nuk ka pasë kontakt mes meje edhe Beratit. Ai thjesht i nervozuar ngritët nga karrigia e tij e vjen në drejtimin timin edhe rri nja dy sekonda edhe shkon”.

Rexhaj tha se e ruajti qetësinë dhe nuk lëvizi fare nga vendi.

“Ne jemi intelektualë. Unë jam intelektual. Arma ime është fjala, është mendimi. Në studio kam shkuar për të debatuar e për të diskutuar”.

Mbrëmë pas këtij incidenti reagoi edhe Buzhala duke kërkuar falje për sjelljen e tij gjatë emisionit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement