Azemi: Kurti e rriti pagën minimale kur iu deshën votat - Gazeta Express
string(54) "azemi-kurti-e-rriti-pagen-minimale-kur-iu-deshen-votat"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:17

Azemi: Kurti e rriti pagën minimale kur iu deshën votat

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:17

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka shprehur skepticizëm lidhur me premtimin e Kryeministrit Albin Kurti për të arritur një pagë mesatare prej 1,000 eurosh, që përfshin vetëm sektorin publik.

“Realisht është shumë mirë është çdo gjë që ngritët, është i mirëseardhur, por kjo realizohet nëse shkojmë në zgjedhje të reja për shkak të Presidentit”, tha Azemi.

Azemi ka akuzuar Kurtin që ka rritur pagën minimale për t’i fituar votat.

Azemi, ka paralajmëruar se nga e hëna do të dorëzojë kërkesë që paga minimale të jetë 600 euro për të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore.

“Për ndryshe siç ka reflektuar për pagën minimale që e rriti pagën kur iu deshën votat dhe ne nga e hëna do kemi një kërkesë që paga minimale duhet të jetë 600 euro për gjithë ato kompani që kryejnë shërbime për institucione shtetërore”, thotë Azemi për “Front Online”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement