Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm te “Kroi i Mbretit”, ku një veturë shihet e rrokullisur në mes të rrugës.
Nga fotografitë që po qarkullojnë, automjeti ka përfunduar i kthyer përmbys, ndërsa në vendin e ngjarjes vërehen kolona të gjata të automjeteve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me detaje lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një njoftim zyrtar për rastin.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...