Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari - Gazeta Express
string(65) "hargreaves-sulmi-ne-banjske-te-zbardhet-radoiciqi-te-jape-llogari"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 7:50

Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 7:50

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se vendi i tij ndjek me vëmendje procesin për zbardhjen e sulmit në Banjska dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të përfshirë, përfshirë këtu edhe Radojçiqin, i cili ka deklaruar publikisht pjesëmarrjen e tij në ngjarje.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar diskuton rregullisht me qeverinë e Serbisë nevojën për të marrë masa konkrete ndaj përgjegjësve, ndërsa presin që premtimet e dhëna nga autoritetet serbe të realizohen.

Ai shtoi se, si ish-anëtar i BE-së, nuk flet në emër të Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje i takon shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, ndërkohë që Britania e Madhe vazhdon të angazhohet për llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast. /Gazeta10

Advertisement
Advertisement
Advertisement