Nagavci në kryesi të Kuvendit, VV s'njofton nëse e ka bërë shefe të GP në vend të Kusari-Lilës - Gazeta Express
string(92) "nagavci-ne-kryesi-te-kuvendit-vv-snjofton-nese-e-ka-bere-shefe-te-gp-ne-vend-te-kusari-liles"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:30

Nagavci në kryesi të Kuvendit, VV s’njofton nëse e ka bërë shefe të GP në vend të Kusari-Lilës

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:30

Arbërie Nagavci, që në qeverinë e kaluar ishte ministre e Arsimit, këtë herë nuk ka marrë ndonjë post ekzekutiv. 

Ajo sot është parë në mbledhjen e parë të kryesisë se Kuvendit, ku morën pjesë nënkryetarët e kuvendit dhe shefat e Grupeve Parlamentare të partive.

Mirëpo deri tani VV nuk ka njoftuar nëse Nagavci është caktuar shefe e Grupit Parlamentar të tyre.

Pozitën e shefes më herët e ka mbajtur Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, por kësaj here Kurti ia ka besuar asaj postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Express ka kontaktuar Nagavcin, por deri më tani ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement